Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Në vijim të kontrolleve të detajuara për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Administrata Doganore, përmes strukturave të saj në Portin e Durrësit, ka realizuar një tjetër operacion kontrolli me rezultat pozitiv.
Bllokohen mallra të dyshuara si falsifikime në Portin e Durrësit
Në vijim të kontrolleve të detajuara për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Administrata Doganore, përmes strukturave të saj në Portin e Durrësit, ka realizuar një tjetër operacion kontrolli me rezultat pozitiv.
Më datë 22 tetor 2025, gjatë kontrollit fizik të një konteineri, i përzgjedhur pas analizës së riskut dhe monitorimit nga sistemet e vlerësimit të rrezikut, u konstatuan mallra të dyshuara për falsifikim të markave të njohura ndërkombëtare.
Nga verifikimet rezultoi se brenda ngarkesës ndodheshin:
Në bashkëpunim me njësinë përgjegjëse për pronësinë intelektuale (IPR), u verifikua se artikujt e mësipërm përfaqësojnë marka të mbrojtura, ndaj u bë bllokimi i tyre në kontejnerin përkatës, i cili është vulosur zyrtarisht pas përfundimit të kontrollit.
Administrata Doganore Shqiptare mbetet e përkushtuar në zbatimin e rreptë të ligjit dhe në luftën kundër falsifikimit dhe tregtimit të paligjshëm të mallrave, për të mbrojtur bizneset e ndershme dhe konsumatorin shqiptar.