HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Marrëveshje bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetit Portual Durrës (Publikuar dt. 22/10/2025)

Në vijim të përpjekjeve për digjitalizimin dhe modernizimin e proceseve doganore, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Autoriteti Portual Durrës kanë nënshkruar sot një Marrëveshje Bashkëpunimi për shkëmbimin e të dhënave të informacionit paraprak për ngarkesat detare në hyrje dhe dalje, përmes platformës inovative ASYHUB.

Kjo marrëveshje, e firmosur nga z. Genti Gazheli, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, dhe z. Kreshnik Bajraktari, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, synon të forcojë bashkëpunimin institucional ndërmjet dy strukturave në drejtim të dixhitalizimit të shkëmbimit të informacionit dhe përmirësimit të menaxhimit të riskut në transportin detar.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Gazheli u shpreh se, “informacionet që do të marrim në avancë, bazuar në informacionin paraprak të hyrjes apo daljes të ngarkesave detare të marra nga sistemi ASYHUB, do të na ndihmojnë për përzgjedhjen për kontroll të ngarkesave me risk, bazuar në rezultatet e analizave të riskut dhe dhënien prioritet çlirimit të ngarkesave me risk të ulët për mallrat që mbërrijnë në portin e hyrjes apo të daljes”.

Përmes integrimit të platformës ASYHUB me sistemet ekzistuese të Doganës dhe Portit, do të mundësohet shkëmbimi automatik dhe i sigurt i të dhënave për ngarkesat detare, që dorëzohen nga transportuesit përpara mbërritjes ose nisjes së anijeve. Kjo pritet të sjellë:

  • Thjeshtim dhe automatizim të procesit të dorëzimit të manifestit të ngarkesës;
  • Reduktim të barrës administrative për operatorët ekonomikë;
  • Rritje të efikasitetit në përpunimin doganor të mallrave;
  • Përmirësim të menaxhimit të riskut dhe sigurisë në kufijtë detarë.

Ky hap përbën një tjetër zhvillim të rëndësishëm në procesin e modernizimit të administratës doganore dhe dixhitalizimit të zinxhirit logjistik, në funksion të lehtësimit të tregtisë dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë.

Për Administratën Doganore, digjitalizimi i procedurave dhe në mënyrë të veçantë forcimi i analizës së riskut për të balancuar lehtësitë për biznesin e ndershëm dhe forcimin e kontrollit për parandalimin e kontrabandës dhe evazionit fiskal, janë prioritetet kryesore të Strategjisë së Teknologjisë së Informacionit.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters