Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton transportuesit dhe subjektet e interesuara se, në kuadër të dakordësimeve të arritura gjatë Takimit të 13-të Dypalësh të zhvilluar në Athinë, më 30 maj 2025, është vendosur zgjatja e orarit të punës për kamionët bosh në:
✅ Degën Doganore Kakavijë
✅ Degën Doganore Kapshticë
Orari i ri: nga ora 22:00 deri në 00:00 (sipas orës greke). Ky ndryshim hyn në fuqi duke filluar nga e hëna, 6 tetor 2025.
Ky zhvillim është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet administratave doganore dhe synon të lehtësojë fluksin në degët doganore, duke krijuar kushte më efikase për transportin ndërkufitar.