HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

FORUMI BIZNES - DOGANA- Shqipëria drejt Unionit Doganor të BE-së 2027 (Publikuar dt. 23/09/2025)

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zhvilloi sot forumin e radhës “Biznes – Dogana”, i cili kishte në fokus lehtësimin e procedurave dhe digjitalizimin e shërbimeve doganore.

Ky forum shënon një moment të rëndësishëm në procesin e dialogut mes administratës doganore dhe komunitetit të biznesit, në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të integrimit evropian. Me miratimin nga Këshilli i Bashkimit Europian, më 8 maj 2025, të qëndrimit të përbashkët për çeljen e negociatave të anëtarësimit, Shqipëria ka përpara një sfidë madhore: përmbushjen e kërkesave të Kapitullit 29 – Bashkimi Doganor brenda afatit të përcaktuar deri në vitin 2027.

 

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Genti Gazheli, theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të biznesit në këtë proces:

“Koha nuk pret, as për administratën publike dhe as për sektorin privat. Ne duhet të harmonizojmë kapacitetet tona njerëzore, teknologjike dhe sidomos mentalitetin, në mënyrë që tregu shqiptar të përafrohet me tregun e përbashkët evropian. Vetëm kështu do të arrijmë të përmbushim vizionin tonë: një administratë moderne, dixhitale, transparente dhe të integruar plotësisht me BE-në deri në vitin 2030.”

 

Ai prezantoi Strategjinë e re për digjitalizimin e sistemeve doganore, e cila përfshin modernizimin e platformës “ASYCUDA World” dhe kalimin në sisteme të përditësuara, të afta për ndërveprim me platformat doganore të BE-së. Strategjia parashikon lehtësim të procedurave, ulje të kohës së zhdoganimit, rritje të transparencës dhe një mjedis më konkurrues për biznesin shqiptar.

 

Nga ana e tij, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Doganat dhe arritjet e deritanishme, si digjitalizimi i shërbimeve përmes platformës e-Albania, reduktimi i kohës së përpunimit të deklaratave dhe zgjerimi i statusit Operator Ekonomik i Autorizuar (AEO).

 

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka: “Administrata Doganore po i shërben gjithnjë e më shumë biznesit me procedura transparente dhe të parashikueshme. Digjitalizimi i plotë i shërbimeve, ulja e kohës së përpunimit të deklaratave dhe zgjerimi i statusit të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar janë prioritetet kryesore që do ta bëjnë tregtinë shqiptare më konkurruese në tregun evropian.”

 

Ai solli në vëmendje pritshmëritë e komunitetit të biznesit për:

  • digjitalizim të plotë dhe shërbime online të aksesueshme me një klikim;
  • përshpejtim të procedurave të importit, eksportit dhe tranzitit;
  • thjeshtim dhe njohje reciproke të statusit AEO në tregjet e BE-së 


Forumi u mbyll me një mesazh të përbashkët: bashkëpunimi Doganë – Biznes është çelësi për ta çuar Shqipërinë drejt Unionit Doganor të BE-së deri në vitin 2027, duke krijuar një mjedis tregtar më efikas, transparent dhe konkurrues.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters