Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Genti Gazheli, mori pjesë sot në Eventin e Prezantimit të Projektit EU4LEA 2, i organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ekipi i projektit EU4LEA 2.
Ky projekt, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, synon të mbështesë Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE, duke forcuar sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet përfituese, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm, Kryeprokurorin e Posaçëm, si dhe partnerë ndërkombëtarë.
Pjesëmarrja e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave në këtë event nënvizon angazhimin e Administratës Doganore për të qenë pjesë aktive e proceseve të bashkëpunimit institucional dhe për të kontribuar në forcimin e kapaciteteve ligjzbatuese në Shqipëri.