Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Sot në Tiranë nisi punimet workshop-i treditor i organizuar nga Zyra e Zbulimit dhe Parandalimit të Kontrabandës së Lëndëve Bërthamore (Nuclear Smuggling Detection and Deterrence – NSDD) pranë Departamentit të Energjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Workshop-i “Contraband Detection and Interview Techniques (CDIT)” do të zhvillohet gjatë datave 9-11 shtator dhe synon të përmirësojë aftësitë e Doganës Shqiptare në fushën e zbulimit dhe parandalimit të kontrabandës së materialeve radioaktive dhe bërthamore.
Ky trajnim ndërthur leksione të specializuara, diskutime interaktive dhe ushtrime praktike, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rritur kapacitetet e punonjësve të doganës në linjën e parë të kontrollit kufitar.
Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të sigurisë kufitare dhe mbështetjes së përpjekjeve kombëtare e ndërkombëtare për parandalimin e terrorizmit bërthamor dhe radiologjik.