Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Prej datës 16 gusht kanë hyrë në fuqi dy ligje të rëndësishme që rregullojnë fushën e pronësisë industriale në Shqipëri:
Këto ligje përmbushin një objektiv madhor të qeverisë shqiptare për përafrimin e plotë të kuadrit ligjor me standardet e Bashkimit Evropian, duke ofruar mbrojtje më të gjerë dhe më të fortë për shpikësit, bizneset, qytetarët dhe profesionistët e fushës.
Çfarë sjellin rishtas këto ligje?
Roli i Doganës Shqiptare
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka një rol thelbësor në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, duke qenë në vijën e parë të kontrollit të qarkullimit ndërkufitar të mallrave. Në përputhje me ligjet e reja dhe dispozitat e Kodit Doganor, Dogana Shqiptare:
Mesazh për qytetarët dhe bizneset
Çdo udhëtar, importues apo eksportues këshillohet të sigurohet që mallrat që sjell ose nxjerr nga territori i Republikës së Shqipërisë të mos shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale. Shkeljet në këtë fushë përbëjnë vepra të dënueshme sipas ligjit dhe sjellin pasoja ligjore dhe financiare.
Nëpërmjet zbatimit të dy ligjeve të reja dhe rolit aktiv të Doganës Shqiptare, garantohet një treg më i ndershëm, më i sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane, duke mbrojtur interesat e sipërmarrjes, qytetarëve dhe konsumatorëve.