Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vijon të përforcojë bashkëpunimin me komunitetin e biznesit në funksion të transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve doganore, duke ndjekur qasjen europiane për një administratë efikase dhe digjitale.
Në Pyetësorin e fundit të zhvilluar me bizneset, janë regjistruar vlerësime maksimale për performancën e administratës doganore, të cilat pasqyrojnë progresin e vazhdueshëm në:
• Digjitalizimin e shërbimeve dhe lehtësimin e aksesit online;
• Uljen e kohës së përpunimit të deklaratave për import, eksport dhe tranzit;
• Autorizimin e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar, që përfitojnë lehtësira në procedura dhe kontrolle.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet e angazhuar të dëgjojë dhe të përfshijë opinionin e biznesit për të garantuar një shërbim gjithnjë e më cilësor dhe të përshtatur me nevojat konkrete të operatorëve ekonomikë.
📌 Ftojmë të gjithë përfaqësuesit e bizneseve të plotësojnë pyetësorin në linkun e mëposhtëm (në gjuhën shqipe ose anglisht):
🔗Pyetësori në shqip:
🔗Pyetësori në anglisht:
Pyetësori synon të mbledhë feedback mbi:
• Cilësinë e shërbimeve dhe komunikimit me administratën doganore;
• Aksesin dhe funksionalitetin e platformave online;
• Përvojën gjatë aplikimeve dhe procedurave të kontrollit fizik;
• Sugjerime për përmirësime konkrete.
Të dhënat e mbledhura do të jenë në qendër të përpjekjeve të DPD-së për të përmirësuar efikasitetin dhe transparencën, me objektivin final të arritjes së standardeve të doganave të Bashkimit Europian deri në vitin 2030. Administrata Doganore Shqiptare është e angazhuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në procesin e integrimit në drejtimin e Kapitullit 29, Bashkimi Doganor dhe ndërkohë kontribuon në kapitujt e tjerë të reformës së tregut të brendshëm drejt standardeve të tregut të përbashkët europian.