Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armando Duka, ka shprehur mirënjohjen më të sinqertë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, z. Genti Gazheli, për bashkëpunimin e ngushtë dhe veprimet konkrete në mbrojtje të të drejtave të pronësisë intelektuale të FSHF-së.
Ky vlerësim vjen pas ndërhyrjes së fundit të Administratës Doganore, më 22 qershor 2025 në pikën doganore Morinë, ku u pezullua hyrja në qarkullim e një sasie të konsiderueshme mallrash që dyshohej se cenonin të drejtat e markave të mbrojtura, përfshirë 1974 kostume sportive dhe 1411 bluza me emblemën “FSHF” dhe markën “Macron”, si dhe produkte të tjera të markave “Adidas”, “Nike”, “Lacoste” dhe “Polo”.
Në letrën e tij zyrtare, z. Duka thekson se veprime të tilla përbëjnë jo vetëm një shkelje të drejtave të pronësisë intelektuale, por edhe një dëm të drejtpërdrejtë ndaj zhvillimit të sportit, duke cenuar burimet financiare që ndihmojnë në mbështetjen e aktiviteteve sportive, veçanërisht në zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe organizimin e kompeticioneve kombëtare.
FSHF nënvizon rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me institucionet shtetërore në luftën kundër çdo forme të këtij fenomeni, në mbrojtje të interesave të ligjshme të sportit dhe komunitetit sportiv shqiptar.
Më poshtë letra e plotë e Presidentit të FShF-së: