Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Administrata Doganore, nën cilësinë e një institucioni ligjzbatues për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 651, Dispozitat zbatuese të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë (nenet 364-392), ka ndërmarrë masën e pezullimit për qarkullim të lirë të disa mallrave për të cilat dyshohet se cënojnë të drejtat e pronësisë intelektuale:
Kostume sportive "Macron" me mbishkrimin "FSHF" - copë 1974
Bluza sportive "Macron" me mbishkrimin "FSHF" - copë 1411
Kostume sportive "Adidas" me mbishkrimin "REAL MADRID" - copë 370
Kostume sportive "Nike" me mbishkrimin "BARCELONA" - copë 294
Etiketa "Lacoste" - copë 11000
Etiketa "Polo" - copë 9000
Këto mallra u pezulluan me datë 22.06.2025 në Degën e Doganës Morinë me qëllim parandalimin e hyrjes në treg të produkteve që mund të përbëjnë shkelje të këtyre të drejtave dhe për të garantuar zbatimin efektiv të legjislacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale.
Administrata Doganore riafirmon vendosmërinë e saj për të luftuar me rigorozitet çdo përpjekje për të futur në treg mallra që cënojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, duke garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të ligjshme të mbajtësve të këtyre të drejtave.