Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore, CEFTA, u zhvillua sot në Tiranë takimi i 29-të i Nënkomitetit për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, i kryesuar këtë vit nga Shqipëria.
Gjatë këtij takimi u diskutua Strategjia e Menaxhimit të Riskut të CEFTA-s 2025-2028, si dhe zbatimi i një projekti pilot të CEFTA-s për krijimin e një sistemi elektronik për të lehtësuar menaxhimin e riskut për tregtinë e mallrave përmes SEED+.
Një pikë e rëndësishme e diskutimeve të Nënkomitetit ishte dhe bashkëpunimi doganor mbi klasifikimin tarifor dhe rregullat e origjinës, si dhe zhvillimet në Operatorët Ekonomikë të Autorizuar. Gjatë këtij takimi u diskutua për zbatimin e Konventës së Rishikuar për certifikatat elektronike të origjinës.
Prioritetet e Nënkomitetit për Doganat dhe Rregullat e Origjinës në mandatin e kryesimit nga Doganat Shqiptare kanë në fokus Operatorët Ekonomikë të Autorizuar, lehtësimin e tregtisë elektronike, bashkëpunimin me organet tatimore, përmirësimin e mëtejshëm të procedurave doganore, etj..