Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Qendra e Informacionit për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Evropën Juglindore (SEESAC) organizoi në Tiranë një seminar të specializuar, i cili synon zhvillimin e procedurave standarde të veprimit për autoritetet doganore të Shqipërisë.
Ky trajnim ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të 16 zyrtarëve nga Administrata Doganore, në përputhje me standardet ndërkombëtare të menaxhimit të kufijve.
Programi i trajnimit u fokusua në:
Të kuptuarit e procesit të kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta;
Identifikimin dhe zbulimin e armëve të paligjshme;
Administrimin e provave;
Shkëmbimin e informacionit ndërkombëtar në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve.
Ky seminar përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së efikasitetit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve në rajon.