Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Instituti për Studime të Larta të Ministrisë së Brendshme Franceze, IHEMI, po kryen një vizitë studimore në Shqipëri, me qëllim njohjen me sfidat në fushën e sigurisë dhe drejtësisë të vendit tonë. Pjesë e kësaj vizite ishte dhe prezantimi me strukturat e Policisë dhe Doganave në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.
Gjatë këtij inspektimi, 80 zyrtarët e lartë të Institutit për Studimet e Larta të Ministrisë së Brendshme Franceze panë në terren organizimin dhe punën operacionale në këtë pikë doganore, ku u krye dhe një demonstrim i funksionimit të skanerit për makinat.
Ky Institut organizon çdo vit për pjesëmarrësit e tij (parlamentarë, funksionarë të lartë, oficerë të lartë, magjistratë, të zgjedhur lokalë, funksionarë të sektorit privat, etj.,) trajnime të nivelit të lartë për identifikimin dhe analizat e sfidave kryesore të sigurisë dhe drejtësisë. Ky sesion kombëtar, i cili ka nisur në shtator 2024, zhvillon dhe trajton çdo muaj, një temë të veçantë, deri në përmbylljen e tij në qershor 2025.