HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

UNODC trajnon 13 doganierë dhe operatorë postarë mbi identifikimin e armëve dhe analizën e imazheve me rreze X (Publikuar dt. 04/04/2025)

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), përmes Programit të saj Global për Armët e Zjarrit, organizoi një kurs të specializuar trajnimi në Tiranë. Kjo nismë, në kuadër të Projektit Hermes, synoi përmirësimin e aftësive të 13 zyrtarëve nga Administrata Doganore dhe Operatorët Postarë të Përcaktuar për të identifikuar sende të paligjshme në pakot postare, me fokus të veçantë tek armët e zjarrit, pjesët, komponentët dhe municionet e tyre.

Trajnimi përfshiu si mësim teorik ashtu edhe ushtrime praktike. Pjesëmarrësit u njohën me funksionimin e skanerëve me rreze X, teknikat e analizimit të imazheve për zbulimin e armëve dhe përbërësve të tyre, si dhe aplikimin e analizës së riskut për identifikimin e kërcënimeve të mundshme në shërbimet postare. Një komponent i rëndësishëm i kursit ishte zhvillimi i sesioneve praktike, përfshirë një vizitë në një vend operativ të inspektimit, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të zbatojnë njohuritë e fituara në situata reale.

Pjesëmarrësve iu shpërnda manuali i trajnimit i UNODC për identifikimin e armëve në pakot postare dhe iu dha qasje njëvjeçare në kurset online të UNODC mbi analizën e imazheve me rreze X për armët e zjarrit, duke siguruar vijimësinë e të mësuarit dhe zhvillimin e aftësive edhe pas përfundimit të trajnimit. Për të forcuar më tej ekspertizën e tyre, një trajner i UNODC do të kryejë vizita të rregullta në depot postare gjatë vitit, duke ofruar mentorim në vendin e punës dhe udhëzime praktike për zbatimin efektiv të aftësive të fituara në mjedise operacionale reale.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të UNODC për të luftuar trafikun e paligjshëm të armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor. Përmes pajisjes së zyrtarëve postare dhe doganorë me aftësi të avancuara të zbulimit, programi synon të forcojë sigurinë rajonale dhe të parandalojë shpërndarjen e paligjshme të armëve përmes kanaleve postare dhe të shërbimeve të korrierëve.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters