HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Botohet Libri Jeshil “Doganat 2024 dhe Prioritetet 2025” (Publikuar dt. 01/04/2025)

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka publikuar Librin Jeshil “Doganat 2024 dhe Prioritetet 2025”, në dy gjuhë: shqip dhe anglisht. Ky është viti i katërt i botimit të Librit Jeshil në formatin e një raporti vjetor, mbështetur në vizionin e Administratës Doganore për lehtësimin e tregtisë së ligjshme duke ruajtur ekuilibrin e duhur me analizën e riskut dhe kontrollet pas-zhdoganimit.

Në fjalën hyrëse të librit, Drejtori Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli thekson se, viti 2024 ishte sfidues për Doganat Shqiptare, por sërish një vit i suksesshëm përtej realizimit të të ardhurave në rreth 2.3 miliardë euro, ose rreth 125 milionë euro më shumë se viti 2023. “Ky rezultat, shumë më tepër se sa për t’u kënaqur, vlen për të inkurajuar Administratën Doganore se punë më e madhe na pret për vitin 2025, kur tashmë jemi përfshirë intensivisht në procesin e integrimit europian, në pozicionin negociues të Grup-Kapitullit 3, “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, deklaron Z. Gazheli.

Digjitalizimi i shërbimeve doganore, lehtësimi i tregtisë së ndershme, shërbimi ndaj biznesit, mbrojtja e interesave financiare të vendit, lufta ndaj kontrabandës dhe evazionit, ishin shtyllat kryesore që shënuan performancën e Doganave Shqiptare për vitin 2024. Thjeshtimi dhe digjitalizimi i procedurave doganore ka dhënë rezultate konkrete në drejtim të uljes së kohës mesatare të shqyrtimit të aplikimeve online nëpërmjet e-Albania. Gjatë vitit 2024 u shtuan dhe 5 Operatorë Ekonomikë të Autorizuar, duke e çuar në 16 numrin e AEO-ve në total, ndërkohë që janë në shqyrtim dhe shumë kërkesa të tjera për të përfituar këtë status.

“Për vitin 2025 jemi në rrugën e duhur drejt një stadi më të lartë të standarteve të Administratës Doganore Shqiptare, në misionin e saj për t’iu shërbyer qytetarëve dhe biznesit, për të lehtësuar eksportet dhe importet, 100% shërbime digjitale, analizë risku mbështetur nga programe të Inteligjencës Artificiale, lehtësi për eksportues të miratuar, deklarues të drejtëpëdrejtë dhe Operatorë Ekonomikë të Autorizuar, shërbim profesional dhe etik për biznesin dhe shtetasit shqiptarë e të huaj në secilën nga 18 degët doganore në të gjithë Shqipërinë”, - thekson ndër të tjera Drejtori i Përgjithshëm Genti Gazheli.

Veprimtaria e Administratës Doganore do të mbështetet në tre objektiva kryesorë për vitin 2025: Efiçensë, Siguri dhe Prosperitet në rrugën e integrimit drejt Unionit Doganor Europian.

Më poshtë gjeni online Librin Jeshil 2024 Prioritetet 2025:

Dokumenta ndihmëse

  • Libri Jeshil 2025 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters