HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave pret Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti (Publikuar dt. 19/03/2025)

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Z. Genti Gazheli, priti Sh.T. Z. Marco Alberti, Ambasador i Republikës së Italisë në Shqipëri. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale, me fokus të veçantë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona.

Duke i shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e Italisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Z. Genti Gazheli tha se vitet e fundit, marrëdhëniet e doganave shqiptare me Italinë kanë njohur një zhvillim të vrullshëm.

Për herë të parë pjesë e këtij bashkëpunimi u bë dhe Guardia di Finanza që u finalizua me nënshkrimin në 4 Prill të vitit të kaluar në Tiranë të Memorandumit të Mirëkuptimit për ngritjen e një Komisioni të Përbashkët Doganor Italo-Shqiptar, si një instrument për forcimin e lidhjeve, bashkëpunimin trepalësh dhe lehtësimin e dialogut ndërmjet Guardia di Finanza-s dhe Administratave Doganore të Italisë dhe Shqipërisë.

Implementimi i Plan Veprimit të këtij Memorandumi pati impakt të menjëhershëm në nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e ndërsjellë të informacionit, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit për të luftuar kontrabandën, mashtrimin dhe aktivitete të tjera të paligjshme që lidhen me tregtinë ndërkombëtare, si dhe në zhvillimin dhe zbatimin e programeve të përbashkëta për të rritur aftësitë operacionale dhe teknologjike.

Ky takim i hap rrugën projekteve të reja të përbashkëta mes Administratave Doganore të Shqipërisë dhe Italisë dhe Guardia di Finanza, të cilat aktualisht janë në fazën e diskutimit për rinovimin e Plan Veprimit, si dhe të çuar akoma më tej bashkëpunimin mes dy anëve të Adriatikut.  

Dy bashkëbiseduesit vlerësuan rolin e veçantë që luajnë doganat e vendeve respektive, për lehtësimin dhe përshpejtimin e lëvizjes së pasagjerëve dhe mallrave, si dhe në luftën e përbashkët kundër trafiqeve të paligjshme.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters