Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Një mision i Bankës Botërore zhvilloi ditën e hënë një vizitë pune pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm, Z. Genti Gazheli, për të vlerësuar progresin e projekteve me doganat.
Ekspertët e BB vlerësuan në veçanti projektin National Single Window (Një Dritare e Vetme), si komponenti i parë që ndjek Projekti i Ballkanit Perëndimor për Lehtësimin dhe Thjeshtimin e Tregtisë dhe Transportit.
Lidhur me projektin e ri për Transitin e Kompjuterizuar Ndërkombëtar (New Computerized Transit System (NCTS), Z. Gazheli theksoi se do ta vendosë Shqipërinë krah vendeve europiane për nga thjeshtimi i procedurave doganore.
Edhe projekti i tretë me Bankën Botërore, ai i realizimit të Pikës së Përbashkët Doganore me Maqedoninë e Veriut në Qafë Thanë, për realizimin e procedurës me një ndalesë “One Stop Shop”, ka lehtësuar më tej procedurat doganore në import dhe eksport nga të dy anët e kufirit.