HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

FMN vlerëson pozitivisht Doganat, rritje të konsiderueshme e të ardhurave (Publikuar 13.02.2025)

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar me nota të larta progresin e Administratës Doganore, që për vitin 2024, siç citon dhe FMN, “solli arritje të konsiderueshme në vjeljen e të ardhurave për mallrat e akcizës”.

Sipas raportit të asistencës teknike për Administratën Doganore, treguesit kryesorë përfshijnë:

  •  Rritje 3% e peshës së produkteve të importuara
  •  Rritje 9,3% e totalit të tatimeve të vjela
  •  Rritje 8,1% e detyrimeve të akcizës, nxitur nga ndryshimet legjislative në nivelet e tatimit për produktet kryesore
  •  Rritje 8,7% e mbledhjes së TVSH-së

Gjatë këtij misioni, eksperti punoi ngushtë me drejtuesit e DPD-së, përfshirë Z. Genti Gazheli, Drejtor i Përgjithshëm dhe pati diskutime edhe me zyrtarë të DPD-së të specializuar në analizën e risqeve, kontrollin aposteriori, operacionet e drejtorisë së akcizës etj.

Rezultatet e misionit synojnë të mbështesin drejtpërdrejtë përgatitjen e një plani realist për përmirësimin e përmbushjes së detyrimeve të akcizës për vitin 2025, për ta fuqizuar më tej kapacitetin DPD-së për të realizuar planin e të ardhurave dhe për të zbatuar në mënyrë efektive Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave.

Ekspertët e FMN-së u shprehën mirënjohjen drejtuesve dhe punonjësve të DPD-së për angazhimin e tyre aktiv, për shkëmbimin e njohurive dhe për pyetjet konstruktive, çka pasqyron angazhimin e tyre të fortë për përmirësimin e administrimit doganor.

Sipas raportit, DPD ka bërë hapa të mëdhenj sa i takon përmirësimit të kuadrit të administrimit të risqeve, me përditësime vjetore të profileve të riskut dhe mbikëqyrjes strategjike nga ana e Komitetit të Menaxhimit të Riskut.

 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters