HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në Konferencën për Integrimin Ekonomik Rajonal në Mal të Zi (publikuar me 29.01.2025)

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli ishte i pranishëm në Konferencën e Nivelit të Lartë për Integrimin Ekonomik Rajonal, “EMPOWER, INTEGRATE, GROW”, organizuar nga GIZ, e cila u mbajt në Mal të Zi. Konferenca mblodhi së bashku Drejtorët e Doganave të rajonit, zyrtarë të Bashkimit Europian, politikëbërës, udhëheqës biznesi dhe ekspertë për të diskutuar mbi arritjet në tregtinë rajonale si dhe për të eksploruar hapat e ardhshëm drejt integrimit të mëtejshëm me tregun e vetëm të BE-së.

Drejtori i Doganave Shqiptare, gjatë fjalës së mbajtur në këtë Konferencë, u shpreh se Administrata Doganore Shqiptare është e angazhuar plotësisht në procesin e integrimit në fushën e doganave, me qëllim arritjen e standarteve të unionit doganor europian.

“Momenti kulminant i 16 Tetorit 2024, kur Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Europën e Bashkuar, erdhi pas përjekjeve të mundimshme, por dhe arritjeve të merituara edhe në fushën e doganave, me bindjen se perspektiva europiane e vendit është e garantuar. Digjitalizimi i shërbimeve doganore, lehtësimi i tregtisë së ndershme, shërbimi ndaj biznesit, mbrojtja e interesave financiare të vendit, lufta ndaj kontrabandës dhe evazionit, ishin shtyllat kryesore që shënuan performancën e doganave shqiptare për vitin 2024. Jemi të angazhuar në misionin për t’i shërbyer qytetarëve dhe biznesit për të lehtësuar eksportet dhe importet, me 100 % shërbime digitale, lehtësi për OEA dhe gjithë operatorëve ekonomikë që respektojne ligjin dhe që meritojnë të marrin shërbimet doganore të niveleve të vendeve antare të BE-së,” deklaroi Drejtori i Përgjithshëm Genti Gazheli.

Nga ana tjetër ai veçoi se, rritja e të ardhurave nga Doganat Shqiptare ka qenë e qëndrueshme vitet e fundit, duke arritur një tjetër rekord për vitin 2024, me rreth 2.3 miliardë euro të ardhura që përkthehen në më shumë fonde për buxhetin e shtetit, për arsimin, shëndetësinë, mbrojtjen sociale etj..

“Programi i Operatorit të Ekonomik të Autorizuar sipas modelit të BE-së është zbatuar që nga viti 2019 me përmbylljen e plotë të bazës ligjore të nevojshme dhe hartimin e programit kombëtar të AEO-ve, duke autorizuar operatorët e parë ekonomike në vitin 2021. Ky Program i është prezantuar grupit të ekspertëve të vendeve të CEFTA-s të cilët kanë dhënë një opinion pozitiv për Shqipërinë në vitin 2022, duke i hapur rrugën marrëveshjeve për njohjen reciproke të AEO-ve me vendet e CEFTA-s. Duke patur parasysh rëndësinë që ka njohja reciproke e AEO-ve në rajon dhe më gjerë, fillimisht, janë hartuar dhe nënshkruar marrëveshjet për njohjen reciproke për AEO-ve me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë,” nënvizoi më tej drejtori i Doganave, Genti Gazheli, duke shtuar se aktualisht janë miratuar 16 Operatorë Ekonomikë të autorizuar nga 22 aplikime të paraqitura për këtë qëllim dhe po ndiqen politikat e promovimit për të rritur interesin për të patur më shumë aplikime. 

Gjithashtu, ai tha se është duke u testuar moduli përkatës në sistemin informatik të doganës “Asycuda World” për Aplikimet dhe Autorizimet/Certifikata AEO, në bashkëpunim me UNCTAD, nëpërmjet të cilit të gjithë kompanitë përfituese do të pajisen elektronikisht me certifikata.

Gjatë periudhës 2020-2024 Dogana Shqiptare ka bërë progres edhe në drejtim të IT, ku mund të përmendim ndërveprimet e sistemit AW me ASYHUB për marrjen e informacionit të parambërritjes së konteniereve me qëllim analizimin e riskut, zhvillimi i modulit të ri mbi deklarimin e dërgesave postare, ndërveprimin në sistemit AW me sistemet e agjensive të tjera ligjzbatuese në vend, si DPSHTRR, apo AKU, etj..

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters