HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Njoftim per shtyp

Mbi zhvillimet e sistemeve të reja të Teknologjisë së Informacionit në funksion të lehtësimit të procedurave doganore

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me AKSHI-n (Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit) dhe UNCTAD ka zhvilluar disa projekte që synojnë digjitalizimin e procedurave doganore në funksion të rritjes së trasparencës, rritjes së efektivitetit, uljes së kostos dhe kohës së biznesit.

Projekti 1- Ndërveprimi me ASYHUB, për marrjen e informacionit para mbërritjes së kontenierëve me qëllim përshpejtimin e analizës së riskut dhe procedurave doganore për mallrat që vijnë në Portin e Durrësit. Projekti është testuar me sukses me dërgimin e të dhënave nga Administrata Doganore tek operatori ekonomik Mariner Adriatic, që menaxhon operimin e terminalit të Kontenierëve dhe tashmë ambjenti i testimit është funksional.

Projekti 2- Ndërveprimi i sistemit të doganave ASYCUDA World me E-DPSHTRR. Ky projekt synon bashkëveprimin mes dy institucioneve të strukturave përkatëse me qëllim parandalimin e trafikimit të mjeteve rrugore dhe falsifikimin e dokumentacionit të tyre dhe parandalimin e trafiqeve të paligjshme.

Projekti 3- Ndërveprimi me AKU (AKU Net). Ky projekt synon ndërveprimin e sistemit ASYCUDA World me sistemin AKU-Net duke mundësuar që dokumentet e lëshuara nga AKU të integrohen në mënyrë elektronike në sistemin e doganave, duke zëvendësuar kështu mënyrën shkresore të operimit dhe uljen e kohës së nevojshme për zbatimin e procedurave të import/eksport-it për mallrat që kërkojnë kontroll e dokumentacion nga AKU.

Projekti 4- Shkarkimi i manifestit nga dokumenti T1. Ky projekt synon të lehtësojë mbikëqyrjen doganore të mallrave nën statusin e magazinimit të përkohshëm, duke realizuar shkarkimin në mënyrë automatike të manifestit për mallrat që lënë këtë status, duke u vendosur në regjimin e tranzitit. Shkarkimi automatik i manifestit nga dokumenti T1 do të zëvendësojë shkarkimin manual, i cili realizohet aktualisht nga personeli doganor, duke sjellë uljen e kohës së përpunimit të mallrave dhe një menaxhim/mbikëqyrje më të mirë të mallrave në magazinim të përkohshëm. 

Projekti 5- QR code. Aplikimi i QR code do të mundësojë shtimin e elementeve të sigurisë të deklaratës doganore, si dokumenti i vetëm administrativ (DAV) në mënyrë operative nëpërmjet përdorimit të smart-phone, si dhe rritjen e garancisë së shkëmbimit të të dhënave të Administratës Doganore me organizma publike, ose private.

Projekti 6-Moduli i deklarimit të thjeshtuar. Ky projekt do të realizojë përdorimin e deklaratës së thjeshtëzuar për dërgesat që vijnë përmes postave të shpejta.

Përdorimi i këtij moduli do të konsistojë në sigurimin e deklarimit paraprak të dërgesave postare që në nisje të tyre, regjistrim të manifestit sipas standardeve të përditësuara, duke mundësuar dhe analizën e riskut përpara deklarimit të thjeshtëzuar, ose deklarimit të plotë.

Përdorimi i këtij moduli synon uljen e kohës së përpunimit të dërgesave postare, si dhe një transparencë lidhur me pagesën e detyrimeve doganore, pasi në këtë modul do të jenë të paraqitura në mënyrë të detajuar detyrimet doganore të importit.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters