HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Urimi i fundvitit i drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli (Publikuar dt. 24/12/2024)

Siç është kthyer tashmë në traditë, edhe këtë fundvit, drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli ka uruar përmes një videomesazhi Vitin e Ri 2025. Duke u shprehur mirënjohës për punën e Administratës Doganore përgjatë gjithë vitit që po mbyllet, në mesazhin e tij ai shprehet se gjatë vitit të ardhshëm do të vijojë me të njëjtin ritëm rrugëtimi i viteve të fundit, gjë që do të çojë në një stad më të lartë standardet e Administratës Doganore.

Urimi i fundvitit i drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli:

Përshëndetje Miq dhe Kolegë,

Është nder, krenari dhe privilegj për mua që t’ju uroj juve dhe familjeve tuaja Gëzuar Vitin e Ri 2025!

Në prag të këtij ndërrim viti, kur vështrojmë rrugëtimin që kemi bërë sëbashku shohim në radhë të parë një imazh krejtësisht të ndryshuar të Administratës tonë Doganore, të vlerësuar si asnjeherë tjetër nga institucionet ndërkombëtare dhe nga komuniteti i biznesit.

Në planin teknik arritjet janë spektakolare, si në fushën e mbledhjes së të ardhurave, ashtu dhe në fushën e dixhitalizimit të shërbimeve doganore, çka ka ndikuar ndjeshëm në reduktimin e kohës dhe kostos së qëndrimit të mallrave në doganë, por edhe në reduktimin e shfaqjeve korruptive.

Momentin kulminant në realizimin e aspiratës së popullit shqiptar, si dhe vizionit të Kryeministrit Rama drejt Shqipërisë 2030 e shënoi 16 Tetori i 2024, kur Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Europën e Bashkuar, ku doganat kanë një peshë të veçantë.

Skanimi që ekspertët më të mirë të Bashkimit Europian i kanë bërë vitet e fundit Administratës Doganore Shqiptare, në kuadër të aderimit në familjen e madhe europiane, si dhe vlerësimi i tyre pozitiv ka çertifikuar drejtimin dhe përpjekjet tona për të qënë në një kohë sa më të afërt pjesë e familjes së doganave europiane.

Edhe në vitin e ri 2025 jam i bindur se do ecim të sigurtë në rrugëtimin e nisur që do të çojë në një stad më të lartë familjen tonë doganore.

Me mirënjohje për punën e gjithësecilit që shërben në Administratën Doganore nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2025!

 

Video e plotë: https://www.youtube.com/watch?v=M9mqGO7N6oE

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters