Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Në funksion të bashkërendimit të përpjekjeve për rritjen e bashkëpunimit më të ngushtë ndërkombëtar në zbatimn e ligjit, u nënshkrua sot në Rumani një Marrëveshje Bashkëpunimi mes SELEC dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në emër të BKH, marrëveshja u nënshkrua nga Drejtoresha, znj. Aida Veizaj (Hajnaj) dhe në emër të SELEC nga Drejtori i Përgjithshëm Dr. Oğuz Serkant Akin.
Ceremonia u zhvillua në selinë e SELEC në Bukuresht në prani të një delegacioni të nivelit të lartë shqiptar, ku merrte pjesë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Genti Gazheli.
Z. Akin u shpreh se, “SELEC është besimplotë që ka një partner të ri dhe se ky bashkëpunim do të japë rezultate pozitive për të dyja palët”.
Marrëveshja synon rritjen e bashkëpunimit mes BKH dhe SELEC në kryerjen e hetimeve cilësore në fushën e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.