Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Një delegacion ndërinstitucional shqiptar, i kryesuar nga Njësia e Zbatimit të Projektit Western Balkans pranë Ministrisë së Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit dhe me pjesëmarrjen e një grupi ekspertësh të Administratës Doganore Shqiptare zhvilluan një vizitë treditore në Doganën e Napolit, Itali.
Vizita studimore u krye në kuadër të projektit Western Balkans - Trade and Transport Facilitation, projekt i cili financohet nga Banka Botërore.
Gjatë kësaj vizite u shkëmbyen eksperienca, ku zyrtarët u njohën me ndryshimet e reja që do të pësojë procedura e Tranzitit sipas rregulloreve të BE si dhe u shpjeguan procedura të rëndësishme traziti që do jenë së shpejti pjesë edhe e procedurave të Administratës Doganore Shqiptare, si një nga kriteret kryesore për të aderuar pranë BE-së.
Administrata Doganore Shqiptare është e pranishme në Itali falë protokollit të asistencës teknike pjesë e programit të përbashkët të bashkëpunimit me ADM dhe Guardia di Finanza, nënshkruar më 4 Prill 2024 në Tiranë.