Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Më datë 1 Dhjetor në Portin e Durrësit, nga kontrolli i ushtruar në autobusin që vinte nga Ankona nga inspektorët e Doganës dhe të Antikontrabandës në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Durrës, u bllokua një sasi prej 257 shishe verë dhe 27 shishe me pije të tjera alkoolike pa pullë fiskale.
Për sasitë e mësipërme do të procedohet me përllogaritjen e detyrimeve doganore dhe sanksioneve përkatëse bazuar në Kodin Doganor
Dogana Shqiptare rikujton se kufiri i lejueshëm i pataksueshëm për të importuar mallra si cigare, pije alkolike apo kafe është si më poshtë:
https://dogana.gov.al/c/174/193/duhan-pije-alkolike-dhe-kafe
Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkolit) është si më poshtë:
https://dogana.gov.al/c/174/186/kufiri-i-pataksueshem