Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Më 20 nëntor, në kuadër të Konferencës së 29-t të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP29), u mbajt konferenca me temë “Doganat e Gjelbra: Dialogu mes Drejtuesve të Doganave”.
Drejtori i Përgjjthshëm i Doganave z. Genti Gazheli së bashku me drejtues të doganave nga vende të ndryshme të botës dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Doganave morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komiteti Shtetëror i Doganave të Republikës së Azerbajxhanit ku për herë të parë u diskutuan çështjet doganore që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.
Duke diskutuar për rëndësinë e ngjarjes kushtuar nismës “Dogana e Gjelbër” në këtë konferencë u theksua roli strategjik i shërbimeve doganore në mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë drejtim.
Ky aktivitet shënoi një një hap të rëndësishëm si në zgjidhjen e problemeve globale mjedisore, ashtu edhe në rritjen e rolit të autoriteteve doganore në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Në takim u diskutuan gjithashtu masat e marra nga shërbimet doganore për të mbështetur nismën e Doganës së Gjelbër duke theksuar rolin e autoriteteve doganore në ekuilibrin ekologjik dhe mbrojtjen e mjedisit.