HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtori i Doganave Genti Gazheli në Takimin e Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Doganave të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së në Budapest (Publikuar dt. 18/11/2024)

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Genti Gazheli mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Doganave të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së, Budapest, Hungari. 

 

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim ai u shpreh se procesi i integrimit europian dhe konvergjenca drejt Unionit Doganor po bëhen gjithmonë e më të prekshme për Shqipërinë falë edhe presidencës hungareze që i ka shtyrë gjërat shumë fort përpara.

 

“Jemi të ndërgjegjshëm se kemi hyrë në një proces intensiv të negociatave jo vetëm për kapitullin 29 “Bashkimi Doganor” por edhe të gjithë kapitujve të Tregut të Brendshëm dhe ky takim është një mundësi t’i thellojmë lidhjet midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, teksa vazhdojmë të ndërmarrim reforma konkrete ligjore për integrimin europian si projekt madhor politik,” tha mes të tjerash drejtori i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli. 

 

Nga ana tjetër drejtori i Doganave theksoi se në funksion të tregtisë së lirë, nëpërmjet marrëveshjes CEFTA është rritur bashkëpunimi mes Administratave Doganore të vendeve të rajonit, sidomos në fushat e shkëmbimit të informacionit, lehtësimit të tregtisë dhe luftën kundër trafiqeve. 

 

“Në bashkëpunim dhe koordinimin e CEFTA kemi rezultate konkrete në procesin e njohjes reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar nga autoritetet doganore në të gjitha vendet Ballkanit Perëndimor, si një mundësi e madhe për zhvillimin e biznesit në tregun rajonal dhe në të ardhmen edhe më gjerë në tregun e përbashkët europian”, tha më tej ai.

 

Shqipëria me Kosovën, Maqedoninën e Veriut dhe Malin e Zi ka shembuj pozitivë me degë doganore nën regjimin e “One Stop Shop” si një mundësi për të përgjysmuar kohën e procesimit të deklaratave doganore, përshpejtuar lëvizjen dhe reduktuar kostot për bizneset. 

 

Po ashtu, është vendosur bashkëpunimi me Administratat Doganore të vendeve kufitare anëtare të BE-së, Italinë dhe Greqinë.

 

Në fillim të këtij viti është nënshkruar dhe po zbatohet Memorandumi mes Administratës Doganore Shqiptare, asaj Italiane dhe Guardia di Finanza për vënien në funksion të Komisionit të Përbashkët Doganor Italo-Shqiptar, si një instrument për forcimin e lidhjeve, shkëmbimin e informacionit dhe lehtësimin e dialogut ndërmjet Administratave Doganore të Italisë dhe Shqipërisë. 

 

Pjesëmarrësit në këtë takim diskutuan mbi ndarjen e praktikave më të mira të bashkëpunimit rajonal, si dhe vlerësimin e përgatitjes së procesit të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. 

 

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters