HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Dogana Shqiptare kryeson takimin e 21-të të Task Forcës Kundër Mashtrimit dhe Kontrabandës të SELEC në Bukuresht (Publikuar dt. 15/11/2024)

Dogana Shqiptare kryesoi takimin e 21-të të Task Forcës Kundër Mashtrimit dhe Kontrabandës të SELEC (Qendra e Evropës Juglindore për Zbatimin e Ligjit) që u organizua më 12 nëntor në Bukuresht, Rumani në përpjekje të vazhdueshme për të forcuar bashkëpunimin rajonal në fushën e tregtisë së paligjshme.

Qëllimi i takimit ishte sigurimi i një forumi në të cilin pjesëmarrësit mund të diskutojnë për qasjet rajonale në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve doganore dhe kontrabandës, duke synuar në përgjithësi forcimin e bashkëpunimit rajonal mes Doganës dhe Policisë në këtë fushë, si dhe vendosjen e drejtimeve të përbashkëta që duhen ndjekur në nivel rajonal.

Takimi u kryesua nga Z. Elton Kalemi, Oficeri Ndërlidhës i Doganës Shqiptare, si Koordinator i Task Forcës, duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit për ndikim më të suksesshëm në luftën kundër mashtrimit dhe kontrabandës në rajonin tonë.

Përfaqësuesit e shteteve anëtare të SELEC paraqitën një pasqyrë të aktiviteteve dhe sfidave të vitit të kaluar në nivel kombëtar në fushën e luftimit të mashtrimeve doganore dhe kontrabandës ndërkufitare. Gjithashtu, u diskutuan propozimet për aktivitetet e ardhshme të Task Forcës, duke pasur parasysh kontekstin më të gjerë të përpjekjeve kundër mashtrimit dhe kontrabandës të agjencive të tjera evropiane.

Pjesëmarrësit u mirëpritën nga Dr. Oguz Serkant Akin, Drejtor i Përgjithshëm dhe Z. Romulus Ungureanu, Drejtor për Operacionet, të cilët dhanë përvojat e tyre në lidhje me aktivitetet e zhvilluara në kuadër të Task Forcës Anti-Mashtrim dhe Kundër Kontrabandës SELEC.

Ata diskutuan gjithashtu për interesat dhe angazhimin e vazhdueshëm të SELEC për të siguruar një platformë të qëndrueshme dhe efikase bashkëpunimi për Shtetet Anëtare dhe Partnerët Operacionalë, si dhe me agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare të zbatimit të ligjit në mbarë botën.

Dogana Shqiptare koordinon Task Forcën Kundër Mashtrimit dhe Kontrabandës të SELEC që nga themelimi i saj në 2003.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters