HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitë zyrtare në Doganën e Kosovës (Publikuar dt. 07/11/2024)

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë, Z. Genti Gazheli, së bashku me një delegacion të përbërë nga drejtues të drejtorive kryesore të Administratës Doganore Shqiptare, zhvilloi një vizitë zyrtare në Doganën e Kosovës, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Z. Agron Llugaliu dhe ekipi i tij.

Vizita u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy institucioneve, si dhe përpjekjet e përbashkëta për lehtësimin e tregtisë mes dy vendeve.

Gjatë takimit, të dy delegacionet diskutuan mbi operacionet e zhdoganimit në Portin e Durrësit, ku përpjekjet për të përmirësuar procedurat dhe shërbimet kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe kursimin e kohës për bizneset dhe qytetarët.

Po ashtu, u diskutua mbi bashkëpunimin në pikën e përbashkët kufitare Morinë-Vermicë, një hapësirë kyçe për shkëmbimet mes dy vendeve, ku teknologjitë dhe praktikat e fundit po zbatohen për të garantuar kalim të sigurt dhe efikas.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë, Z. Genti Gazheli gjatë fjalës së tij, ndër të tjera u shpreh se, “marrëdhëniet mes Administratave Doganore të Shqipërisë dhe Kosovës gjatë katër viteve të fundit kanë shënuar progres të qëndrueshëm dhe tashmë të konsoliduar në tre plane: planin ligjor, me miratimin e akteve që kanë hedhur themelet ligjore të bashkëpunimit; planin institucional, ku është realizuar ngritja e Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve – KPE; si dhe Planin Operacional, me shkëmbime informacionesh në kohë reale nga strukturat e dy Administratave, kryesisht Procedurave Doganore, Riskut dhe IT.

Një pikë tjetër e rëndësishme e diskutimeve ishte procesi i integrimit europian, duke pasur parasysh fillimin e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ekipi shqiptar ndau informacione të vlefshme me Doganën e Kosovës, të cilat priten të ndihmojnë në përgatitjet e mëtejshme drejt përmbushjes së standardeve europiane.

Në përfundim të takimit, Drejtorët e Përgjithshëm ranë dakord për të forcuar bashkëpunimin në të gjitha nivelet për të përmirësuar kapacitetet dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta në fushën e doganave.

Ky partneritet i ngushtë synon të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të të dy vendeve.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters