HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Zhvillohet në Bruksel takimi i 15-të i Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet (Publikuar dt. 24/10/2024)

Shqipëria dhe Bashkimi Europian zhvilluan në datat 23 dhe 24 tetor 2024 në Bruksel takimin e 15-të të Nënkomitetit “Për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet”. Përfaqësues nga Komisioni Europian diskutuan zhvillimet më të fundit në këto fusha me autoritetet përkatëse shqiptare. Takimi u bashkëkryesua për BE-në nga z. Andrew Williams, Sekretar i Përhershëm për Nënkomitetin në DG NEAR të Komisionit Europian, ndërsa për Shqipërinë nga z. Genti Gazheli, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare.

Gjatë këtij takimi dyditor, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Genti Gazheli, u shpreh se Shqipëria ka një kuadër ligjor në shkallë tejet të lartë të përputhur me legjislacionin europian dhe mbetet thellësisht e angazhuar për përafrimin e plotë me “Acquis Communitaire” në fushën e doganave. Përfaqësuesit e Komisionit Europian vlerësuan pozitivisht progresin veçanërisht të Administratës Doganore Shqiptare sa i përket nivelit të përgatitjes ligjore, institucionale e administrative dhe planet e Shqipërisë për t’u bashkuar me Konventën e Përbashkët të Tranzitit.

Ekspertët e DG Taxud, z. Antonio Blanco dhe z. Karel de Greve, përgëzuan gjithashtu progresin që Dogana Shqiptare ka bërë në fushën e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar, duke rritur numrin në 16 AEO dhe theksuan se së shpejti do të ketë një shkëmbim reciprok nëpërmjet marrëveshjeve të reciprocitetit me vendet e CEFTA-s, pasi Shqipëria ka kaluar tashmë etapat e validimit dhe ka marrë një opinion pozitiv në këtë fushë.

Në takim u vlerësua gjithashtu fakti se, gjatë këtij viti, që përkon me çeljen e negociatave për grupkapitujt themelorë të integrimit të Shqipërisë në BE, Doganat kanë përparuar në lehtësimin e tregtisë, implementimin e Strategjisë së Biznesit të Administratës Doganore Shqiptare (2023-2027), si dhe dispozita të tjera të tilla, si ato për kontrollin doganor të mallrave të falsifikuara, apo ndihmën e ndërsjellë administrative në çështjet doganore.

Përfaqësuesi i OLAF, z. Paul Aleksander shprehu falenderime për përditësimin e pikës së kontaktit për MAA nga Dogana Shqiptare. Ai vlerësoi me nota të larta funksionimin me sukses të mekanizmit në fushën e asistencës së ndërsjellë administrative midis vendeve anëtare të BE-së dhe Shqipërisë, ndërsa theksoi se ky bashkëpunim i suksesshëm ishte përcjellë edhe nga vendet anëtare të BE-së. Ai vleresoi gjithashtu operacionet e kryera nga Dogana Shqiptare gjatë dy viteve të fundit, si edhe luftën në kontrabandën e cigareve.

Zhvillimi i Sistemit të Ri të Kompiuterizuar të Tranzitit - NCTS është një tjetër zhvillim pozitiv për Administratën Doganore Shqiptare. Dogana Shqiptare ka vijuar bashkëpunimin me partnerët me qëllim goditjen e shkeljeve doganore në bazë të marrëveshjeve dypalëshe me të gjitha doganat homologe. Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar ka vijuar koordinimi dhe bashkëpunimi i suksesshëm edhe me Qendrën për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore SELEC. Dogana shqiptare është po ashtu pjesë e Projektit Adriacustoms e financuar nga OLAF.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters