HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Mbahet në Tiranë Forumi Dogana - Biznes (Publikuar dt. 09/10/2024)

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave së bashku me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, organizuan sot Forumin Dogana - Biznes me fokus lehtësimin e procedurave doganore dhe informatizimin e mëtejshëm të shërbimeve doganore.  

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim me bizneset e kryeqytetit, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, deklaroi se nga 1 Janari i vitit të ardhshëm do të hyjnë në fuqi rregullat e rishikuara të origjinës që do të lehtësojnë tregtinë nëpërmjet certifikatës elektronike të origjinës, duke ulur ndjeshëm kohën, por dhe kostot për bizneset. “Shqipëria i ka ratifikuar rregullat e rishikuara të origjinës që do të hyjnë në fuqi më 1 Janar 2025, kur rregullat e origjinës së Konventës ekzistuese si edhe Rregullat Tranzitore të origjinës preferenciale që po zbatohen si rregulla alternative do të pushojnë së zbatuari,” u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli.  

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, deklaroi ndër të tjera se, marrëdhëniet e Administratës Doganore me biznesin aktualisht janë mjaft pozitive.  

“Më lejoni të theksoj se në këto 3 vitet e fundit, që nga takimi që kemi zhvilluar në DHTI-Tiranë, Dogana Shqiptare është e angazhuar dhe ka ndryshuar qasjen ndaj biznesit. Administrata Doganore po i shërben gjithnjë e më shumë biznesit, duke ofruar procedura doganore transparente dhe të parashikueshme, ku përveç realizimit të të ardhurave synon për të mbajtur një balancë mes lehtësimit të procedurave dhe kontrolleve doganore. Jemi po ashtu dëshmitar se performanca e saj ka ardhur në rritje edhe në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve online dhe aplikacioneve të reja nëpërmjet e-Albania, duke sjellë reduktim të kohës së procesimit të deklaratave të eksportit, importit dhe tranzitit,” nënvizoi Jaka.  

Forumi Biznes-Dogana u vlerësua si një mundësi e mirë për të diskutuar mbi përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe raportet me shërbimet doganore drejt standarteve të BE-së.  

“Besoj ndajmë të njëjtin mendim se ka një përmirësim të dukshëm të vlerësimeve të biznesit ndaj Doganave, si një institucion që i shërben biznesit dhe që ka mision kryesor për të siguruar procedura doganore transparente dhe të parashikueshme,” u shpreh më tej drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, duke theksuar se, objektivi i realizimit të të ardhurave për buxhetin e shtetit, duke mbajtur ekuilibrin e duhur mes lehtësimit të procedurave dhe kontrolleve doganore, është një mision i përmbushur falë mirëadministrimit, por edhe ndërgjegjësimit të biznesit.  

Nga ana e bizneseve u vlerësua pozitivisht digjitalizimi i mëtejshëm i procedurave doganore dhe lehtësimi i eksportuesve drejt tregjeve rajonale dhe atyre të BE-së.  

Së fundmi Administrata Doganore ka shtuar edhe 4 aplikacione të reja online që biznesi mund t’i aksesojë në kohë reale nëpërmjet E-Albania duke parë në mënyrë transparente çdo fazë të miratimit të aplikimeve, lehtësimeve, përjashtimeve nga taksat etj., të cilat janë: Statusi i deklarimit të tranzitit të mallrave, Statusi i deklarimit doganor të mallrave, Statusi i Pagesave në doganë dhe Gjendja e llogarisë parapaguese në doganë.  

Doganat ftuan përsëri bizneset të aplikojnë për statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (AEO) dhe Eksportues të Autorizuar për të përfituar nga lehtësitë proceduriale, si dhe nga shumë thjeshtime doganore.  
 
 
 
  

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters