Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli mirëpriti sot një delegacion të UNODC, (United Nations Office on Drugs and Crime) drejtuar nga Danilo Rizzi, përfaqësues Rajonal për Evropën Juglindore.
Forcimi i bashkëpunimit mes UNODC-së dhe Administratës Doganore Shqiptare, si dhe fushat e reja të bashkëpunimit në kuadër të Programit të ri Rajonal të UNODC-së për Evropën Juglindore 2024-2029, ishin temat kryesore që u diskutuan gjatë këtij takimi.
Programi Rajonal për Evropën Juglindore synon të ndërlidhë dhe të sinergjizojë përpjekjet programore të UNODC në Evropën Juglindore gjatë një periudhe 5-vjeçare nga 2024 deri në 2029 dhe mbështet aspiratat e rajonit për integrimin evropian.