HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave takim me biznesin në Durrës (Publikuar dt. 20/09/2024)

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të biznesit në Durrës. Gjatë diskutimeve me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ai u shpreh se Doganat mbeten të angazhuara në misionin e lehtësimit të procedurave doganore dhe mbrojtjes së tregtisë së ndershme. 


“Në këto vite kemi ndryshuar tërësisht qasjen ndaj biznesit me filozofinë që Doganat janë një institucion që i shërben biznesit dhe që ka mision kryesor për të siguruar procedura doganore transparente dhe të parashikueshme, në funksion të realizimit të të ardhurave për buxhetin e shtetit, duke mbajtur ekuilibrin e duhur mes lehtësimit të procedurave dhe kontrolleve doganore,” u shpreh drejtori i Doganave, Genti Gazheli. 


Ai e vuri theksin te digjitalizimi i shërbimeve doganore, teksa dha lajmin se brenda vitit të gjitha procedurat doganore do të jenë online nëpërmjet E-Albania. 


“Kemi ndërmarrë një proces të suksesshëm të digjitalizimit të procedurave doganore dhe aplikacioneve të reja që biznesi mund t’i aksesojë në kohë reale nëpërmjet E-Albania. Po pilotojmë aktualisht një projekt për njoftimin para nisjes dhe para mbërritjes për shkëmbimin digjital të informaconit mes sistemit të transportuesit detar dhe sistemit të doganave, ASYCUDA. Procese të ngjashme për deklarimin e thjeshtuar po testojmë edhe me postat e shpejta, ndërkohë që besojmë brenda vitit të gjitha procedurat doganore do të jenë online nëpërmjet E-Albania,” nënvizoi Gazheli. 

 
Ai i ftoi bizneset të aplikojnë për statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar, (OEA) i cili jepet për “bizneset me besueshmëri” të cilët mund të përfitojnë nga shumë thjeshtime doganore dhe që ndërtohet në parimet e transparencës, korrektësisë dhe përgjegjësisë reciproke. 


Marrëdhëniet e Doganave me biznesin janë vlerësuar si mjaft pozitive nga vetë përfaqësuesit e biznesit, sidomos gjatë 3 viteve të fundit. Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham), marrëdhëniet me Doganat në vitin 2023 arritën nivelin më të lartë krahasuar me të gjitha institucionet, rreth 64.4%, ndërkohë që sipas studimit “Doing Bussines in Albania 2023”, nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, (FIAA) Dogana ka përmirësuar me 3 pikë renditjen krahasuar me vitin 2022 dhe ka vlerësimin më të lartë (75/100) nga të gjitha institucionet.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters