Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtoria e Laboratorit Doganor ka rimarrë statusin e akreditimit, duke akredituar 84 tregues analitikë (akreditimi i mëparshëm përfshinte vetëm 38 tregues).
Prej 84 treguesve të akredituar, 49 janë analiza që kryhen në artikuj hidrokarbure, 9 tregues janë për artikuj ushqimorë (birrë, verë, pije alkoolike) dhe 26 tregues kryhen mbi fibra të përzierjeve të ndryshme.
Drejtoria e Laboratorit Doganor zbaton kritere dhe procese të standardeve evropiane në analizën e produkteve dhe bashkëpunon ngushtësisht me homologët e vendeve të BE.