Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi Anketën e Indeksit të Biznesit ku marrëdhëniet me Administratën Doganore janë në nivelet më të larta krahasuar me institucionet e tjera!
Sipas sondazhit me anëtarët e AmCham, marrëdhëniet me Doganat janë përmirësuar ndjeshëm dhe në mënyrë të qëndrueshme tre vitet e fundit, duke arritur në vitin 2023 nivelin më të lartë, rreth 64.4%, ndërkohë që indeksi mesatar shënoi rreth 47.6 për qind.
Në fjalën e tij Presidenti i AmCham, Grant Van Cleve, e vlerësoi si shumë pozitiv bashkëpunimin me Administratën Doganore në funksion të përmirësimit të klimës për biznes në Shqipëri.
Për vitin e fundit është rritur me 6.6 për qind numri i bizneseve që vlerësojnë të favorshme marrëdhëniet me administratën doganore!