Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Në vijim të Memorandumit të Bashkëpunimit midis Administratave Doganore të Shqipërisë, Italisë dhe Guardia di Finanza, firmosur në Tiranë më 4 prill 2024, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me drejtorin e ADM, Roberto Alesse.
Në këtë takim, i treti midis tyre brenda vitit, të dy Drejtorët e Përgjithshëm ritheksuan rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve midis dy administratave doganore, në mënyrë të vecantë asistencën teknike në fushën e akcizës!
Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare të ADM Andrea Mazzella dhe Drejtori i Drejtorisë së Akcizave të ADM Luigi Liberatore.