Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtues dhe ekspertë të Doganës Shqiptare në datat 16 – 17 Prill 2024 morën pjesë në aktivitetin e prezantimit të Projektit Adriacustoms që synon bashkëpunimin mes administratave doganore të vendeve që lagen nga deti Adriatik në luftë kundër kontrabandës, mallrave të falsifikuara dhe trafiqeve të paligjshme.
Projekti i financuar dhe mbështur nga OLAF dhe Agjensia Italiane e Doganave dhe Monopolit, përfshin shkëmbimin e eksperiencave më të mira midis Doganës Shqiptare dhe Doganave Italiane, Sllovene, Kroate dhe Malazeze.
Në kuadër të këtij projekti do të zhvillohet konkretisht shkëmbim eksperiencash mes administratave doganore në Portin e Durrësit, Portin e Barit, të Ankonës dhe Triestes në Itali dhe Porti i Bar në Mal të Zi.