Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli vizitoi sot degën doganore Lezhë në funksion të masave që po merren në Portin e Shëngjinit për sa i takon shërbimeve doganore, në zbatim të Protokollit Itali-Shqipëri për forcimin e bashkëpunimit në fushën e emigracionit.
Qendra e pritjes së migrantëve pritet të jetë operacionale brenda datës 20 maj 2024 dhe fillimisht parashikohen të strehohen deri në 3 mijë persona.
Sipas marrëveshjes me Italinë, nga ana e Administratës Doganore do të merren masat përkatëse në drejtim të lehtësimit maksimal të procedurave doganore, mbikëqyrjes dhe kontrollit 24h/7 të zonës doganore, në bashkëpunim me strukturat e tjera që do të operojnë në port, duke vënë në dispozicion të tyre burimet njerëzore dhe materiale.