Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Organizata Botërore e Doganave vlerëson punën e Administratës Doganore Shqiptare. Në publikimin më të fundit të revistës Herald, botim i OBD, përmendet një prej operacioneve të suksesshme të Doganës së Durrësit, falë të cilit u bllokua një arsenal armësh me destinacion Italinë.
“Më 9 shtator 2023 oficerët e doganave shqiptare në bashkëpunim me policinë sekuestruan 52 armë, 2 pistoleta gjysmë automatike dhe 52 copë karikatorë. Mallrat ishin fshehur në një valixhe. Metoda e zbulimit të përdorur nga oficerët ishte një kontroll rutinë që u zhvillua me anë të pajisjeve me rreze X,” shkruan OBD.
Buletini Herald shërben si platformë për promovimin e punës së Drejtorive Doganore në Europën Lindore dhe Qendrore.