Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Sekretariati i Transportit i Bashkimit Evropian zhvilloi një workshop në doganat e Kapshticës dhe Kakavijës në datat 10-11 tetor 2023 mbi lehtësimin e procedurave administrative për kalimin e mallrave dhe lëvizjen e pasagjerëve në pikat kufitare mes Ballkanit Perendimor dhe Bashkimit Evropian.
Qëllimi i workshop-it ishte mbi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërkufitar mes agjencive ligjzbatuese të kontrollit kufitar, Autoriteteve Doganore, Policia e Emigracionit dhe Kufirit, të Shqipërisë dhe Greqisë.
Fokusi është në kalimin nga kontrollet e ndara në një pikë kontrolli të përbashkët mes vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perendimor në funksion të një tregu të integruar rajonal dhe nxitjen e lëvizjes së lirë të mallrave.
Zgjerimi i kanaleve të gjelbërta, lehtësimi i procedurave dhe përmirësimi i infrastrukturës, digjitalizimi i dokumenteve doganore, tregtisë dhe transportit, janë aspekte të rëndësishme të mbështetjes së BE-së për vendet e rajonit në procesin e integrimit evropian.