Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një vizitë zyrtare në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin “UNCTAD”.
Gjatë takimit që z. Gazheli zhvilloi me zv.Sekretarin e Përgjithshëm të UNCTAD, z. Pedro Manuel Moreno, u diskutua zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e dixhitalizimit.
Pjesë e rëndësishme e diskutimeve që pati delegacioni i ADSH-së, gjate takimeve të realizuara ishte dhe firmosja e marrëveshjes për Projektin pilot mbi “ASYHUB”, falë të cilit do të kryhet "Përpunimi Para-Mbërritjes dhe Para-Nisjes i Ngarkesave Detare" dhe shkëmbimi dixhital B2G (Business-to- Government), financuar nga Home Office e Mbretërisë së Bashkuar.
Dogana Shqiptare ka një bashkëpunim mjaft të mirë me gjithë homologët dhe partnerët ndërkombëtarë, duke rritur kështu standardet dhe besimin te biznesi dhe qytetarët.