HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Gazheli takim me DHAT: Lehtësitë e procedurave doganore në shërbim të biznesit

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, mori pjesë në forumin “DOGANAT DHE BIZNESI në vitin 2023”, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Fokusi i takimit ishte diskutimi mbi faktet dhe shifrat konkrete që tregojnë se marrëdhëniet biznes-dogana janë përmirësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, por sigurisht gjithmonë ka hapësira për përmirësime të mëtejshme drejt një dogane moderne në standartet e BE apo SHBA-së.
Kreu i Doganave, Gazheli bëri një prezantim të zhvillimeve të rëndësishme të digjitalizimit të shërbimeve doganore, lehtësive për bzinesin, aplikacionet e reja që do të prezantohen në kohë reale, por edhe aspekte të raporteve biznes-dogana të cilat janë në një stad shumë pozitiv.
Gjatë këtij Forumi u diskutuan një sërë temash si, metodikat e vlerësimit, ose “referencat”, të cilat u duke marrë në konsideratë ndjeshmerinë që ka përdorimi i tyre nga dogana si dhe rekomandimet e OBD për rritjen e standarteve të vleresimit, DPD ka marrë masa organizative me synim reduktimin sa më shumë të jetë e mundur përdorimi i tyre.
"Për periudhën Janar-Maj 2023 është regjistruar shifra më e lartë e përdorimit të transaksionit në 97 % duke konfirmuar realizimin e e një ndër prioriteteve tona në strategjinë e faciliteteve ndaj biznesit", tha Gazheli.
Gazheli vlerësoi se mjaft problematika që ka patur biznesi, tashmë kanê marrë zgjidhje edhe falë koordinimit të dy administratave Tatime - Dogane.
Drejtori i Doganave theksoi si shumë të rëndësishëm procesin e modernizimit dhe dixhitalizimit të Administratës Doganore.
"Jam i bindur se sistemet e teknologjisë së informacionit janë instrumenti më efikas në thjeshtimin, lehtësimin dhe uljen e kostos së biznesit por dhe në luftën kundër evazionit dhe korrupsionit, tha Gazheli, ku shtoi, se
aktualisht ofrojmë 100 % të shërbimeve online duke shtuar edhe 4 aplikacione të reja, të cilat sot do t’ju prezantohen në kohë reale për të parë funksionimin".
Drejtori Ekzekutiv i DHAT, Neritan Mullaj vlerësoi bashkëpunimin me Doganat si institucioni me shkallën më të lartë të vlerësimit në indeksin e besimit të biznesit si dhe angazhimin e Drejtorisë së Doganave në zgjidhjen e kërkesave të anëtarëve të Dhomës Amerikane tê Tregtisë.
Gjithashtu kreu i Doganave ftoi gjithë sipërmarrjen që aderon pranë DHAT të aplikojnë për statusin “Operatorë Ekonomikë të Autorizuar”.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters