HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave merr pjesë në takimin e nivelit të lartë me Organizatën Botërore të Doganave dhe Bankën Botërore (Publikuar dt. 09/03/2023)

Me ftesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Maqedonisë së Veriut dhe Grupit të Bankës Botërore, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Genti Gazheli mori pjesë sot në takimin e nivelit të lartë “Drejt Gjeneratës së re të Bashkëpunimit Rajonal nëpërmjet digitalizimit”.

Në fjalën e tij z. Gazheli theksoi se “për t’ju përgjigjur sfidave të pandemisë gjatë dy viteve të fundit prioritet i Administratës Doganore ka qënë digjitalizimi dhe modernizimi, mirëmenaxhimi dhe shërbimi 24/7 për të siguruar zinxhirët e furnizimit të konsumatorëve dhe biznesit, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me Orgaizatën Botërore të Doganave, BB, FMN etj”.

Rezultatet e digjitalizimit janë të prekshme sot për operatorët ekonomikë në uljen e kostove dhe kohës së zhdoganimit të mallrave të konfirmuar edhe nga studimi i fundit i Bankës Botërore “Time release study in Albania” ku vlerësohet se “koha mesatare e procedurave të importit, tranzitit dhe eksportit është reduktuar ndjeshëm dhe se kjo është një histori suksesi e Administratës Doganore”.

Administrata Doganore ka luajtur rol kryesor edhe në kuadër të projektit të Bankës Botërore “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin perendimor” që në fazën e parë përfshin Shqipërinë, Maqedoninë e veriut dhe Serbinë.

Gjatë muajit shkurt 2023 janë zhvilluar takimet me grupet e interesit me fokus prezantimin e projektit të Dritares së Vetme për të gjitha shërbimet (Single Window) dhe zbatimi i projektit synon reduktimin e kostos së tregtisë dhe transportit në rajon.

Gjithashtu z. Gazheli gjatë këtij aktiviteti të nivelit të lartë zhvilloi takime me Sekretarin e Përgjithshëm të OBD, z Kunio Mikuriya, Zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut z. Fatmir Bytyqi, Ministrin e Financave z. Fatmir Besimi, përfaqësuesin e Bankës Botërore z. Massimiliano Paolucci dhe drejtorët e përgjithshëm të Doganave të vendeve të rajonit.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters