Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Genti Gazheli priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Brazilit në Tiranë Sh.T Z. Joao Tabajara de Oliveira Junior.
Në fjalën e tij z. Gazheli nënvizoi se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka përmirësuar ndjeshëm procedurat doganore, fakt ky i certifikuar edhe nga studimi i IFC(Bankës Botërore) dhe Barometri i Ballkanit.
“Qëllimi jonë është digitalizimi i shërbimeve ndaj biznesit dhe qytetarëve si dhe lehtësimi procedurave doganore në funksion të modernizimit të Administratës, përshpejtimin e proceseve të kontrollit mbi bazën e analizës së riskut dhe shkëmbimit të informacionit me partnerët dhe doganat e vendeve të tjera”, theksoi Gazheli.
Nga ana e tij Ambasadori i Brazilit në Tiranë theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit me qëllim nxitjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Vëllimet tregtare mes Shqipërisë dhe Brazilit kanë shënuar progres për për vitin 2022 ku volumi tregëtar i shkëmbimeve me Brazilin ka qenë 37 096 Ton me një vlerë prej 5 363 mln lekë ose 45 mln Euro