Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Z. Genti Gazheli priti në takim z.Martin B Knudsen, ekspert i Fondit Monetar Ndërkombëtar që do të asistojë Administratën Doganore nga data 30 Nëntor- 9 Dhjetor 2022, lidhur me sistemet e riskut për mallrat e akcizës.
Në fjalën e tij Z.Gazheli theksoi se ishte hera e parë që si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave mori pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, vlerësoi si shumë të rëndësishëm që një mision i dedikuar i FMN-së është për të ndihmuar Doganat në ndërtimin e modeleve të menaxhimit të riskut në fushën e akcizës.
Nga ana e tij Z. Knudsen vlerësoi angazhimin e Administratës Doganore në takimet përgatitore të këtij misioni dhe bashkëpunimin e frytshëm me FMN-në në adresimin e sfidave dhe hartimin e një plan veprimi për mirëmenaxhimin e riskut në produktet e akcizës si një nga burimet kryesore të të ardhurave nga Doganat