HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Ibrahimaj: Statusi OEA, lehtësi për biznesin në gjithë rajonin (Publikuar dt. 25/11/2022)

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, dhe Elisabeth Brasacq, Ambasadore e Francës në Tiranë, zhvilluan një vizitë në kompaninë “Marlotex”, në Berat, të cilës iu dorëzua dhe certifikata e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (AEO).

Kompania “Marlotex” e  krijuar në vitin 2005 në Berat, është investim shqiptaro-francez në fushën e industrisë tekstile. Ajo ka të punësuar 250 punëtorë, ndërsa modeli ekonomik i saj është i bazuar vetëm në eksport.

Pasi pa nga afër të gjithë proceseve të punës, Ministrja Ibrahimaj u shpreh se  nismat e qeverisë janë në funksion të  krijimit të një klime të favorshme të biznesit.

“Në fakt sot kemi ardhur këtu pikërisht për një nga këto elementë që ne përdorim, me qëllim që t’i lehtësojmë jetën bizneseve, me qëllim që të heqim disa barriera, të lehtësojmë disa procedurat, që konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka futur në funksion pak vite më parë dhe vetëm këtë vit ne në fakt patëm një vlerësim për njohjen e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar, të cilët janë njohur edhe nga BE dhe përveçse procedurat tona janë njohur nga BE, ne kemi vendosur në vendet e “Open Balkans” që AEO të njihen dhe brenda për brenda nesh. Pra këto janë lehtësira për subjektet që marrin këtë status, të cilin ju do e merrni sot, do jenë të ndërsjellëta dhe për vendet e Open Balkans dhe gjithashtu për vendet e BE”.

Duke vlerësuar dhe punën e bërë nga ky biznes, Ministrja tha, se “uroj që ju të jeni shembull për të gjithë bizneset e tjera që operojnë në këtë fushë, e cila ka qenë punëdhënësi kryesor i biznesit shqiptar në vitet e fundit, pra pikërisht manifaktura, dhe uroj që nëpërmjet bashkëpunimeve tona më të mira ne të rrisim akoma më shumë investimet në këtë fushë, duke rritur investimet në të gjithë zinxhirin e vlerës, jo vetëm në procese të caktuara, ashtu sikurse ju bëni aktualisht”.

Mbështetja e sipërmarrjes në këtë drejtim nuk do të mungojë, tha Kreu i  Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, duke motivuar biznesin që të jetë bashkëpunues dhe partner me ADSH, për përfitimin e këtij statusi.

“Dua të përcjell vëmendjen e qeverisë Rama, veçanërisht ministres, për t’i qëndruar pranë biznesit dhe për të përcjellë gjithë shpejtësinë, lehtësinë, strukturën e administratës doganore pranë biznesit dhe dhënia e këtij statusi në këtë rast konkret që është AEO është një domethënie e përcjelljes së këtij mesazhi”, tha Gazheli.

Drejtuesi i kësaj kompanie, Gazmen Toska,  shprehu falënderimet e tij në emër të  strukturave të cilat  në çdo moment, sipas tij, janë treguar të gatshëm në mbështetjen me asistence teknike.

Aktualisht në vendin tonë kanë marrë statusin e AEO-së 9 biznese, ndërkohë që ka disa  të tjerë në proces.

Sa i përket statusit OEA, kompanitë që aplikojnë për këtë status, mund të themi se përfitimet që sjell janë: një trajtim i favorshëm dhe prioritar në vlerësim të riskut dhe kontrolleve doganore, si dhe akses në përdorimin e të gjitha thjeshtimeve dhe lehtësive që parashikon legjislacioni doganor.

Njohja reciproke e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar nga autoritetet doganore në të gjitha vendet e rajonit konsiderohet një mundësi e madhe për zhvillimin e biznesit në tregun rajonal dhe në të ardhmen dhe më gjerë në atë europian.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters