Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ndjen si detyrim për publikun të sqarojë, në lidhje me lajmin e News 24, media e cila prej ditësh hedh baltë mbi këtë institucion, se:
-Këta punonjës janë në administratën doganore që para ardhjes së zotit Gazheli në detyrë si Drejtor i Përgjithshëm,
-Këta punonjës janë emëruar në detyrat përkatëse në përputhje me ligjin dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi “shmangien e nepotizmit në administratën publike”( Vendim nr.20, date 11.07.2006 i Gjykates Kushtetuese).
Fabrikimi i sotëm shton zinxhirin e shpifjeve të News 24 , për të cilat Administrata Doganore Shqiptare do të vazhdojë të informojë partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe shoqatat ndërkombëtare të medias.
Sqarojmë se njësoj si akuza për katër punonjësit e Doganës, që u riciklua “rastësisht” në median e News 24, (në momentin kur kompania e tij e birrës u gjobit nga dogana për evazion fiskal), edhe akuzat e sotme për emërime gjoja nepotike u ricikluan po “rastësisht” si pjesë e sulmit mediatik që po i bëhet DPD.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të vazhdojë të respektojë çdo gërmë të ligjit kundrejt çdo punonjësi të saj apo biznesi, pa asnjë dallim, pavarësisht "baltës" mediatike që po hidhet.