HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Gazheli në Forumin e Konektivitetit në Selanik: Të angazhuar për lehtësimin e procedurave doganore në Rajon (Publikuar dt. 08/07/2022)

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z.Genti Gazheli mori pjesë në Forumin e Konekivitetit në Selanik, një aktivitet i rëndësishëm mbi bashkëpunimin mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të Komisonit Evropian, Ministrive të Transportit dhe Administratave Doganore.

Qëllimi kryesor i Forumit është lehtësimi dhe rritja e tregtisë mes vendeve, ulja barrierave për lëvizjen e lirë të mallrave dhe harmonizimi rregullave dhe procedurave me EU acquis për aksesin e vendeve të rajonit  në tregun e përbashkët evropian.

Në fjalën e tij  z.Gazheli nënvizoi rolin lehtësues të doganave në importin e produkteve mjekësore dhe vaksinave nëpërmjet korridorit të gjelbër si histori suksesi e bashkëpunimit rajonal doganor në kushtet e pandemisë Covid -19.

Drejtori i Përgjithshëm të Doganave, theksoi se “Shqipëria është e angazhuar në bashkëpunim me CEFTA në projektin e shkëmbimit të informacionit të mallrave para mbërritjes, duke rritur ndërveprimin me administratat doganore të 6 vendeve të Ballkanit perendimor mundësuar nga SEED (Systematic Exchange of Electronic Data)”.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka ndërmarrë masat e duhura në drejtim të nxitjes së tregtisë nëpërmjet Korridoreve të Gjelbërta me vendet e rajonit dhe vendet kufitare antare të Bashkimit Evropian. Si eksperiencë pozitive në Forum u diskutua për Linjat e Gjelbërta me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë nëpërmjet saj, në kuadër të Nismës së Ballkanit të Hapur për njohjen reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar ndërkohë që e njëjta marrëveshje është dakordësuar teknikisht edhe me Doganat e Kosovës.

Gjatë këtij Forumi, z. Gazheli zhvilloi takime dypalëshe me Administratat Doganore të Italisë dhe Greqisë, ku u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit, shkëmbimit e informacioneve dhe lehtësimin e procedurave doganore.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters