HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerëson bashkëpunimin me Doganat në Forumin e Biznesit për Vitin 2022 (Publikuar dt. 29/06/2022)

Me ftesë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave diskutoi sot në një forum biznesi aspektet kryesore të lehtësimit të procedurave doganore, uljes së kohës së zhdoganimit, përmirësimin e klimës së biznesit dhe rezultatet e pyetësorit për raportet mes bzinesit dhe doganave.
Në fjalën e tij, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço u shpreh se “është e qartë që ne kemi pasur një bashkëpunim që në thelb ka komunikim dhe mendje të hapur për çështjet e rëndësishme. Koordinimi dhe komunikimi me institucionin e doganave ka qenë shumë i mire”.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli u shpreh se “me mbajtjen e premtimit që Ju dhashe Forumin e vitit të kaluar, dëshiroj të theksoj se Administrata Doganore ka qenë e hapur për rekomandimet tuaja lidhur me përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve doganore”.
Sipas Gazhelit, një Pyetësor i draftuar në bashkëpunim edhe me AmCham, ju është shpërndarë të gjitha shoqatave dhe organatave të biznesit dhe është publikuar në faqen e internetit të DP Doganave. Rezultatet e Pyetësorit tregojnë se kemi rritur klimën e besimit te biznesit te Doganat dhe kjo u konfirmua edhe nga deklarimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OBD, z. Mikuria që vizitoi Shqipërinë në mars 2022.
Rezultatet e Pyetësorit të zhvilluar me bizneset tregojnë se: mbi 63 % e tyre i konsiderojnë raportet shumë të mirë dhe 30.2 % mirë ndërkohë që rreth 67 % e bizneseve mendojnë se klima është përmirësuar gjatë vitit 2021 ndërkohë që lidhur me pyetjen se si e vlerësojnë etikën e punës në Dogana 57.5 % shprehen “shumë mirë” dhe 33.8 % “mirë”.
Për herë të parë, Doganat kanë miratuar vitin e kaluar statusin për 8 Operatorë të Autorizuar Ekonomikë-AEO, kryesisht nga bizneset më të konsoliduara dhe më korrekte në marrëdhënien me Administratën Doganore, ndërkohë që po vlerësohen 9 aplikime të tjera.
Përmirësime të shërbimeve ndaj biznesit në reduktimin e kohës dhe kostove të shërbimit janë certifikuar qartësisht edhe në raportin e Bankës Botërore (IFC, Prill 2022). Sipas studimit, në vitin 2021 krahasuar me vitin 2018, në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 26%; në zyrat doganore kufitare, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 20%. në zyrat doganore të brendshme, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 74%.
Dogana është përfshirë në një proces të thellimit dhe zgjerimit të digitalizimit. Bizneset sot deklarojnë në sistemin informatik të doganës pa shkresa (“paperless”), marrin autorizime/lehtësime/vertëtime online nëpërmjet Platformës e-Albania, nuk paraqiten më pranë sporteleve/zyrave të autoritetit doganor për depozitim kërkesash/dokumentash, proçes i cili merrte minimalisht 2 ditë, një për hyrjen e një për daljen e shkresës.
Aktualisht Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ofron 34 shërbime online dhe 4 aplikacione(nga muaji Mars 2022 “Statusi i deklaratës tranzit”, “Statusi deklaratës import-eksport”, “Gjendjen e llogarisë parapraguese” si dhe “Konfirmimin e pagesave të kryera nga subjektet në llogaritë e doganës”), ndërkohë që brenda vitit të gjitha shërbimet do të jenë online.
Për periudhën Janar – Maj 2022, janë shqyrtuar gjithsej 4240 aplikime online nga te cilat jane miratuar 3440(mbi 81 % e aplikimeve), refuzuar 303, kthyer për plotësim 403 dhe janë në proces shqyrtimi 94. Nga një analize e kryer nga strukturat e DPD dhe krahasimi me periudhën kur këto shërbime nuk ofroheshin online, rezulton që : Për vitin 2021 janë dhënë 5415 autorizime me një kohë të kursyer prej 10.830 ditë dhe Për Janar-Maj 2022 janë dhënë 3932 autorizime me një kohë të kursyer prej 7.864 ditë.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave ftoi bizneset të aplikonit sa më shumë për shërbimet online/aplikacionet e Doganave si dhe për statusin e AEO, statusin e “Eksportuesit të miratuar”, për të marë përfitimet e sistemit të dixhitalizuar në uljen e kohës dhe kostove të biznesit.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters