HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Gazheli në Konferencën Kombëtare Antikorrupsion: Dogana digjitale ka ulur kohën e zhdoganimit dhe kostot e biznesit (Publikuar dt. 15/06/2022)

Dogana shqiptare  është pjesë integrale e revolucionit digjital, që ka ndikuar në shërbime eficiente,  ka ulur  kohën e zhdoganimit dhe kostot e  biznesit

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli, i pranishëm në punimet e ditës së tretë të Konferencës së parë Kombëtare Antikorrupsion , Gazheli tha se, “lufta kundër korrupsionit është dhe mbetet një nga sfidat kryesore të administratës tonë”.

“Digjitalizimi i shërbimeve doganore është një nga strategjitë më efikase në luftën kundër korrupsionit, që ka rritur transparencën ndaj qytetarëve dhe biznesit dhe ka reduktuar kohën për marrjen e shërbimeve. Sot dogana është pa dokumente, paperless,  e digjitalizuar në mbledhjen e detyrimeve dhe të ardhurave apo dhe në kontrollin e flukseve hyrëse dhe dalëse. Qytetarët dhe bizneset deklarojnë në sistemin informatik të doganave pa shkresa dhe marrin vërtetime apo shkresa online, lehtësisht nga platforma e-Albania. Digjitalizimi ka moderuar shërbimin doganor duke ofruar shumë cilësi shërbimi duke u përafruar me standardet e BE-së dhe ka sjellë uljen e kohë dhe kostos për biznesin”, deklaroi Gazheli.

Duke iu referuar statistikave, ai tha se, “falë digjitalizimit, koha e ç’doganimit është ulur me 50% në të gjithë territorin doganor shqiptar”, teksa bëri të ditur se për vitin 2021, doganat kanë dhënë 5 415 autorizime online duke kursyer 10 830 ditë pune për biznesin. Ndërsa gjatë periudhës janar-maj 2022, janë dhënë 3932 autorizime online duke kursyer 7964 ditë pune”.

Gazheli tha se, revolucioni digjital në sistemin doganor, është pjesë e vizionit të kryeministri Edi Rama “Shqipëria pa sportele”, çka ka sjellë shërbime më eficiente për qytetarin dhe biznesin dhe rritje të të ardhurave.

“Për vitin 2021 të ardhurat nga doganat u rritën në 193 miliardë USD, ndërsa të ardhura rekord pritet të shënohen në 2022,  me rreth 2 miliardë USD, tregues pozitiv këto që i adresohen digjitalizimit dhe shërbimet online”, u shpreh ai.

Sipas tij, Administrata Doganore është pjesë e nismës “Ballkani i Hapur” ndërsa ka nënshkruar dhe disa nisma me vendet e rajonit për t’i paraprirë lehtësimit të punës me biznesin dhe zhvillimit të tregtisë.

“Operatori Ekonomik i Autorizuar është një risi për frymën e biznesit, aplikoni për ta përfituar këtë regjim që doganat ia ofrojnë bizneseve që kanë qëndrueshmëri dhe potenciale zhvillimi. Ndërkohë që gjatë 2022, janë ulur me 7% procedurat doganore dhe procesimi në kanalin jeshil është rritur me 50%. Synojmë rritjen e të ardhurave dhe zhvillimin e strategjisë së ligjshme”, tha Gazheli.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters