Institucioni > Projektet > Projekte të realizuara
Projekti ISACC (Sisteme innovative per te rritur kontrollet doganore kundër mashtrimit)
Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi janë partnerë të rëndësishëm tregtarë dhe si të tillë, administratat doganore kombëtare luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e lëvizjes së mallrave përtej kufijve dhe zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit, duke parandaluar tregtinë e paligjshme në përgjithësi, dhe duke lehtësuar qarkullimin e ngarkesave legjitime tregtare.
Prandaj, përmirësimi i proçeseve të inspektimit dhe kontrollet doganore janë thelbësore për të adresuar këtë nevojë të dyfishtë. ISACC (Sisteme innovative per te rritur kontrollet doganore kundër mashtrimit) i përgjigjet kësaj sfide duke përcaktuar metodologjitë informative, modelet, proçeset dhe strukturat që munden të thjeshtojnë dhe harmonizojë futjen e qasjes inovative në fazat e inspektimit dhe kontrollit të mashtrimit në të tre vendet.
Mbi këto baza, në vijim të një pune të gjatë paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Shqiptare dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Agjensisë së Doganave Italiane, u dakortësua krijimi i një consorciumi me qëllim aplikimin së bashku për fonde të projektit Interreg IPA II Cross-border Programme Italy-Albania-Montenegro 2014-2020, aplikim ky i cili u miratua në datë 28.09.2020 nëpërmjet projektit ISACC.
Objektivi kryesor i këtij projekti është përcaktimi i një të ashtuquajtur "Footprint" doganore, një formë dixhitale kjo që përfshin të gjitha informacionet dhe parametrat e një malli, që synon të verifikojë në faza të ndërmjetme pandryshueshmërinë e informacionit të gjeneruar përmes sistemeve automatike të analizës së të dhënave dhe informacioneve gjeo-gjurmuese të përpunuara nga teknologjitë e Inteligjencës Artificiale.
Për këtë qëllim, projekti do të bazohet në tre shtylla:
Ndërtimi i një rrjeti ndërkombëtar të institucioneve publike në sektorin doganor;
Hartimi, zhvillimi dhe pilotimi i platformës IT që mbështet aktivitetet e kontrolleve doganore;
Ngritja e kapaciteteve për nëpunësit doganor, duke u përqëndruar në përdorimin dhe funksionalitetet e platformës ISACC, dhe për palët e interesit private palët e interesit, duke u përqëndruar në proçedurat e-Customs.
Projekti drejtohet nga: Technical Institute Foundation for higher education on mobility - infomobility management and logistic infrastructure - GE.IN. LOGISTIC.
Partnerë në këtë projekt janë:
Universiteti i Salentos (University of Salento) Italy
Dhoma e Tregtisë së MOLISE (CHAMBER OF COMMERCE OF MOLISE) Italy
Universiteti i Malit të Zi (University of Montenegro)
Instituti i Transportit Shqipëri
Dogana Italiane (Customs and Monopolies Agency)
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Shqiptare (Directorate General of Customs of Albania)
Dogana e Malaze (Customs Administration of Montenegro)
Projekti ka filluar në Korrik 2020 dhe ka një kohëzgjatje prej 18 muajsh.